Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza prin me 52 për qind të votave kundrejt Agim Bahtirit të LVV-së me 36.6 për qind, me numërimin e mbi 10 për qind të votave preliminare, raporton Paparaci.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas numërimit të 8 mijë e 200 votave, i treti në Komunën e Mitrovicës renditet Armend Agolli i LDK-së me 10,55 për qind të votave të fituara.
Sondazhet e realizuara nga kompani hulumtuese tregojnë se Komuna e Mitrovicës do të fitohet pa balotazh nga kandidati i PDK-së, Bedri Hamza.