Të fundit

Ministria e Drejtësisë ndërhyn në vendimet gjyqësore, suspendon Përmbaruesin Privat në rastin Dardafon-Telekomi

Ministria e Drejtësisë e ka suspenduar Përmbaruesin Privat, Irfan Kërçagu, i cili bllokoi llogaritë e Telekomit të Kosovës në fund të muajit të kaluar.

Kërçagu, i caktuar Përmbarues Privat për lëndën përmbarimore Dardafon-Telekomi, i ka bllokuar llogaritë e Telekomit pas vendimit të Gjykatës Komerciale.

Gjykata, në një aktvendim të nxjerrë më 16 shkurt, e ka detyruar Telekomin e Kosovës që t`ia paguajë “Dardafon”-it shumën prej 5,732,871.34 euro. Ky obligim financiar gjykata ka urdhëruar që të kryhet në afat prej 7 ditësh nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.

Megjithatë, rreth tri javë pas urdhrit të përmbaruesit Kërçagu për bllokimin e llogarive, ka ndërhyrë Ministria e Drejtësisë.

MD-ja, këtë javë e ka suspenduar nga detyra Përmbaruesin Privat të cilin e kishte zgjedhur vetë për trajtimin e lëndës, pavarësisht prej faktit se Përmbaruesi Privat ka vendosur bazuar në aktvendimin e Gjykatës Komerciale dhe vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë në këtë proces vjen edhe pas kërkesës së Telekomit të Kosovës për shkarkimin e përmbaruesit Kërçagu nga ky proces.

Në një reagim për media në fillim të këtij muaji, ndërmarrja publike tha se ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive.

Betejës së gjatë gjyqësore mes Dardafonit dhe Telekomit i erdhi fundi në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Ky vendim i fundit i shkallës së parë të Gjykatës Komerciale erdhi pasi Dhoma e shkallës së dytë për herë të tretë e kishte kthyer në rigjykim vendimin paraprak të dhomave të shkallës së parë të cilat kishin vendosur lidhur me ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të vitit 2016.

Përmes këtij vendimi të marrë me 17.07.2023, edhe atëherë Telekomi i Kosovës ishte detyruar nga dhomat e shkallës së parë që t’ia paguajë kreditorit “Dardafon” shumën 5,732,871.34 euro në një afat prej 7 ditësh nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.

Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pas pretendimit se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.Marrëveshja kishte shkuar deri në Tribunalin e Arbitrazhit, i cili kishte vendosur në favor të “Dardafon”-it. /Paparaci.com

Rasti Dardafon-Telekomi, Ministria e Drejtësisë kryen ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci