Të fundit

Bakoyannis ka rekomanduar që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kryetarja e delegacionit të përhershëm të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq-Pila, ka deklaruar për portalin serb “kosovoonline” se raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka rekomanduar që Kosova të pranohet në këtë organizatë dhe për raportin e saj do të votohet më 25 mars në seancën e jashtëzakonshme të Komitetit Politik.

“Ajo ka dhënë rekomandimin sepse ata kanë shfaqur dëshirën për marrëveshje me atë që të bëhet regjistrimi i tokës së manastirit të Deçanit. Pra, pavarësisht qëndrimit të saj nga dy javë më parë ku ka thënë “me vendosmëri se janë tre kushte”, tani ajo ka thënë se kjo është e mjaftueshme që Kosova ta kaloj këtë procedurë, ka thënë Pantiq-Pila, transmeton Paparaci.

Ajo ka pretenduar se për rekomandimin e Bakoyannis-it do të votohet më 25 mars në Komisionin Politik, në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur “jashtë të gjitha procedurave sepse nguten” dhe do të shihet se çfarë disponimi kanë të tjerët. Pasi Bakoyannis paraqet mendimin e saj, votohet dhe pastaj shkon në plenumin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian.

Të njëjtin informacion ka ndarë edhe Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, duke thënë në rrjetin social “X” se raportuesja Dora Bakoyannis në raportin e saj ka rekomanduar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell Paparaci.

“Raporti i ish-ministres së jashtme të Greqisë Dora Bakoyannis: 17. Prandaj, Kuvendi rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. T’i caktohen 3 vende”, ka shkruar Knaus.

Ai ka shtuar se Kosova ka hequr edhe një pengesë që në maj të këtij viti, si demokracia e fundit në kontinent, e cila nuk është anëtare e Këshillit të Evropës të bëhet anëtare e klubit të demokracive i cili në prill të këtij viti mbush 75 vjet.

“Pas 12 vjetësh Kosova ka zbatuar vendimin për pronën e manastirit ortodoks të Deçanit. Këtë e ka bërë të qartë raportuesja e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare, Dora Bakoyannis, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë. Ajo ka rekomanduar anëtarësimin, ka përcaktuar kushtet për pas anëtarësimit, që do të jetë sundimi i mirë i ligjit, për pakicat, për vetë Kosovën. Por më e rëndësishmja është se do të ketë mbështetje të fortë siç duket nga Asambleja Parlamentare dhe më pas vendet anëtare do të mund t’i ndjekin ato në maj, bazuar në të gjitha detajet që janë gjetur, dhe ta pranojnë Kosovën. Një gjë e mirë për Ballkanin, për Evropën, për Këshillin e Evropës dhe një situatë ku të gjithë fitojnë”, ka shkruar Knaus./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci