Të fundit

Memli Krasniqi i thotë “JO” idesë së Haradinajt për një front të përbashkët në zgjedhje

Javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj doli me një ide për koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, por kjo ide nuk gjeti mbështetjen e LDK-së. Memli Krasniqi i PDK-së sapo e konformoi se as ai nuk pajtohet me idenë e Haradinajt.

Sipas Krasniqit, bashkimi i të gjitha partive nuk ofron zgjidhje.

“Nuk më takon me komentu z.Haradinaj propozimin e tij. Ai mund ta mendojë ashtu, por nuk është ai opsion që ofron zgjdihje. Nuk besoj që duhet me u bo krejt partitë politike bashkë. Pse duhet me u bo?”, tha Krasniqi në Pressing.

“Kemi dallime, unë kam dallime me partitë në opozitë për shumë çështje të cilat ndërlidhen me konceptet e mia ideologjike dhe të PDK-së”, u shpreh ai.

“Më e drejtë është pas zgjedhjeve me pas dakordim sesa para zgjedhjeve, nuk besoj në opsionet si PAN-i që i ka provu PDK, dhe e kam thënë se sa të jem kryetar i PDK-së një gjë e tillë nuk ndodhë”, shtoi Krasniqi.

Ditë më parë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se një koalicion parazgjedhor me AAK-në s’do të ndodhë asnjëherë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci