Të fundit

Familja e 48-vjeçares që humbi jetën tragjikisht: Motra jonë u vra nga dora kriminale e grupeve mafioze

Familja e 48-vjeçares që vdiq tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, teksa ishte kalimtare e rastit, ka dalë me një njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

Në njoftim është bërë e ditur se e ndjera Zejnije Gubetini Gashi do të varroset nesër në Dargodan.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”– thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gashi u dërgua me urgjencë mbrëmë në QKUK, mirëpo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci