Të fundit

Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe sulmin në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez, Krisof Szalay-Bobrovniczkyn.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për situatën e sigurisë, me theks u fol për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Si dy shtete demokratike që besojnë në vlerat perëndimore u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ndërsa u ritheksua nga ana e ministrit Maqedonci synimi që Kosova ka për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në njoftim, transmeton Paparaci.

Këtë të shtunë, Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci