Të fundit

Shkarkimi i Shemsi Hazirit, Bekë Berisha ia thotë në sy drejtorit të Policisë: “I keni thanë se duhet me u heq prej ktuhit”

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha e ka ballafaquar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, me akuzat e drejtuara ndaj tij për shkarkimin e Shemsi Hazirit, ish-shefit të Njësisë së Veçantë Hetimore.

Berisha, në hyrje të mbledhjes së komisionit në të cilën është ftuar për raportim drejtori Hoxha, i ka përmbledhur në një fjalim të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi drejtorin Hoxha për shkarkimin e Hazirit dhe largimin e hetuesve të cilët po hetonin raste të dyshuara korruptive të ministrave të Qeverisë së Kosovës.

“Pas shuarjes, VV-ja kishte ftuar seancë të Kuvendit të jashtëzakonshëm duke thënë se kur vijmë ne në pushtet do të fuqizojmë Njësinë e Veçantë të Hetimeve. Çka ndodhi? Me ardhjen në pushtet të VV-së, drejtori Gazmend Hoxha e shkarkoi nga pozita drejtorin e kësaj njësie, Shemsi Hazirin. Shkarkimi i z. Haziri ka ndodhur disa javë pasi kishte pasur një takim me ministrit Sveçla në të cilin ministri i kishte kërkuar llogari Hazirit duke i thënë: Pse je ngutë me dorëzu kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt?”, tha thënë Berisha.

Ai ka përmendur zëvendësuesin e Hazirit në krye të Njësisë së Veçantë Hetimore, Besim Berishën, i cili ka origjinën nga Podujeva.

“Shkarkimi i Shemsi Hazirit është evidentuar në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Freedom House. Me shkarkimin e Shemsi Hazirit, në krye të Njësisë së Veçantë Hetimore erdhi Besim Berisha. Ky i fundit vjen nga fshati Konushevc i Podujevës, fshat komshi i fshatit Sveçël nga vjen ministri Sveçla”, tha ai.

Berisha nuk u ndal me kaq. Përmendi edhe rastet të cilat i hetonin hetuesit e larguar nga Njësia e Veçantë Hetimore, e në të cilat implikoheshin disa ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.

“Tash e tutje aferat korruptive nuk mund të hetohet nga hetuesit të cilët etiketohen si të opozitës brenda Njësisë së Veçantë Hetimore. Drejtor, ti mbaj shënim ndaq nga pak.. Në korrik të vitit 2023, major Shemsi Haziri është ftuar nga ju dhe i është komunikuar vendimi për transfer, pa asnjë arsyetim. Reagimi i majorit Haziri kishte qenë se kjo është për shkak të hetimeve të fundit të Martin Berishajt, Nagip Krasniqi, Donika Gërvalla, zëvendëses Liza Gashi dhe ministrit Hajrulla Çeku. Ky Hajrulla Çeku është hetuar për një arkitekt të cilit ia kish qitë 5,550 euro për çdo muaj për dy vjet. Tash nëse ju intereson kush është ky arkitekti, e kam edhe ata, por s’po e foli – po e ruaj për shkak të asaj çikës”, tha Berisha.

“Majori Shemsi Haziri kishte qenë dy herë në takime, në Mal të Zi dhe Slloveni, për rastin e Martin Berishajt. Dhe pas kthimit të majorit nga Mali i Zi herën e fundit, ka ndodhur transferimi. Ky paska qenë pika e fundit e kontatit me hetuesit e Malit të Zi. Pastaj, ju drejtor i keni thanë ‘ti duhet me u hjek prej ktuhit’. Nënkuptohet prej presionit politik. Ky [Shemsi Haziri, v.j] pse me u hjek, kur i është afru hetimit ndaj Martin Berishajt”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci