Të fundit

Drejtori Hoxha mohon largimin e hetuesve të aferave korruptive të Qeverisë Kurti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka mohuar se ka pasur largime të hetuesve të Njësisë së Veçantë Hetimore, të cilët po hetonin aferat korruptive të ministrave dhe zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, ai ka pranuar se disa prej tyre po sistemohen. Hoxha ka theksuar se tash duhet të jenë 27 policë, jo 30 sa kanë qenë.

“Unë mundem me thanë që nga cilësia e drejtorit të Policisë njoftoj se nga kjo Njësi nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici përveç Shemsi Hazirit, që është transferuar në kuadër të reformave që unë kam zbatuar me qëllim të arritjes së vizionit dhe në zbatim të strukturës së re organizative me qëllimin e vetëm për të rritur efikasitetin në Policinë e Kosovës”, tha ai.

“Iu garantoj me gjithë autoritetin tim që këto lëvizje që janë bërë janë bërë me kërkesën e policëve vet. Asnjë polic nuk është larguar pa kërkesën e tyre dhe pa epror. Jo nuk kanë pasur presion, të garantoj”, tha ai. “Kanë qenë për nevoja të tyre personale”.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci