Të fundit

Atom Krasniqi, zv/drejtori i arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual

Atom Krasniqi, zëvendësdrejtori i gjimanzit “Hamdi Berisha”, është ndaluar nga Policia e Kosovës të hënën nën dyshimin për ngacmimin seksual të një nxënëseje të mitur, tha sot drejtori i shkollës, Izet Hoti.

Hoti, në një prononcim për Paparacin të martën, tha se Krasniqi është ndaluar të hënën në Stacionin Policor të Malishevës.

Policia e Kosovës tha sot se zv/drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, dyshohet se më 16 dhjetor ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Rasti është raportuar në polici nga prindi i viktimës së dyshuar.

Sipas denoncimit, rasti dyshohet se ka ndodhur në njërën nga banjot e shkollës, raporton Paparaci.

Policia tha sot se krahas vikitmës dhe të dyshuarit, lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë.

Policia ka njoftuar se zëvendësdrejtori me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci