Të fundit

“Këtë informacion duhet ta kenë të gjithë ata që kanë kursime në Trust”

Mjetet nën menaxhim të Fondit të Kursimeve Pensionale janë rritur për qindra miliona euro këtë vit.

Deputeti Armend Muja ka thënë sot qytetarët duhet ta kenë një informatë të rëndësishme: që mjetet e tyre në Trust janë rritur.

Ai tha kështu në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten, në të cilën kuvendi e miratoi raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2022.

“Në diskutime të thella me Trustin Pensional, ne i kemi dhënë mbështetje këtij raporti vjetor dhe për shkak të rëndësisë që ka, i nderuar kryetar, më lejoni të ju informoj, se derisa po flasim çmimi i njësisë standard ka shkuar në 1.72 euro që është çmimi më i lartë, rekord, që nga themelimi i Trustit Pensional”, tha Muja.

“Kjo është e rëndësishme marrë parasysh shkallën e dezinformatave që e kanë karakterizuar Trustin Pensional dhe është një informacion që duhet ta kenë të gjithë ata që kanë kursime në Trustin Pensional”, tha ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci