Të fundit

Vuçiq s’e komenton pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Flas nesër ose pasnesër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën.

“Nuk kam dëgjuar të flitet për këtë. Po flisja për kohët e vështira që e presin Serbinë,” tha Vuçiq gjatë një vizite që ua bëri punimeve të hekurudhës Nish-Dimitrovgrad.

Presidenti serb u tha gazetarëve më 28 mars se situata për Serbinë është “aq e ndërlikuar dhe komplekse” sa ai duhet “të flasë hollësisht” për të.

“Nesër, ose pasnesër, do t’i merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është”, tha Vuçiq.pixel

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci