Të fundit

Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrezikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj po kundërmon nga bërlloku, teksa ka akuzuar udhëheqësin e qytetit për paaftësi në menaxhim, njofton Paparaci.

“Shqetësuese dhe alarmante po vazhdon të jetë gjendja me mbeturinat në Ferizaj. Derisa qyteti po kundërmon nga bërlloku, kryetari Agim Aliu po tregon paaftësi për të menaxhuar me situatën dhe po përplaset me punëtorët e departamentit operativ në KRM “Pastërtia”, të cilët po protestojnë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar urgjentisht një zgjidhje për këtë çështje, teksa tha se po kanoset edhe shëndeti i qytetarëve

“Qeverisja në Ferizaj në vend që të shqetësohet se me vazhdimin e kësaj gjendjeje që po rrezikon shëndetin e qytetarit, ka hyrë në gara në lojën e hedhjes së fajit. Është tërësisht e pashpjegueshme se si ky pushtet lokal nuk ka arritur t’i japë epilog kësaj problematike tash e sa kohë. Kësisoj po e dëshmon edhe një dështim të radhës, çka është kryefjala edhe e këtij mandati të Agim Aliut. Si LDK, kërkojmë urgjentisht një zgjidhje. Qyteti nuk guxon të shndërrohet në një kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarit veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm”, shkroi tutje ai.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci