Të fundit

​Përkujtohen të vrarët gjatë luftës në “Sofali” të Prishtinës

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit.

Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës.

“Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen.

“Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci