Të fundit

Ambasadori kinez i pakënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Suksesi i djeshëm i Kosovës në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Europës ku u miratua raporti që rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e KiE ishte temë e një takimi të sotëm që u zhvillua në mes të kryetares së re të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ambasadorit kinez, Li Ming, në Beograd.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kuvendi serb, ambasadori kinez citohet të ketë thënë se është “i pakënaqur” me rekomandimin për pranimin e Kosovës në KiE, shkruan Danas, transmeton Paparaci.

“Li tha se Kina siguron mbështetje të palëkundur dhe respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Brnabiq dhe Li vlerësuan se “bashkëpunimi mes parlamenteve të Kinës dhe Serbisë është jashtëzakonisht i mirë dhe theksuan Memorandumin e Mirëkuptimit të Kuvendit të Serbisë dhe Kongresit Popullor Gjithë-Kinez dhe Protokollin për krijimin e një komisioni të përbashkët”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci