Të fundit

Premtohet pastrimi dhe rehabilitimi i lumit Ibër në Leposaviq

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur në takim përfaqësuesit e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

Në këtë takim u fol për investimet e ministrisë në këtë komunë, përkatësisht në lumin Ibër të Leposaviqit.

“Ne shprehim nevojat që ka komuna në fushën e ujërave si: rregullimi i shtratit të lumit Ibër, pastrimi dhe mirëmbajtja dhe projekte të ngjashme.

“Bashkërisht me udhëheqësin e ARPL-së dhe bashkëpunëtorët vizituam një segment të lumit afër urës, me ç’rast na siguruan që në këtë segment do të fillohet shumë shpejtë pastrimi dhe rehabilitimi i rrjedhës lumore”, thuhet në njoftim, transmeton Paparaci.

Tutje, bëhet e ditur se në takim u dakordua që të merren parasysh iniciativat e tjera nga fusha e ujërave të iniuara nga komuna e Leposaviqit në adresë të ministrisë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci