Të fundit

Telenovela “tenderët sekretë”, Abdixhiku: Qeveria çdo ditë pune mesatarisht dha nga një tender njëburimor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore.

Opozita edhe gjatë seancës së fundit ka ngritur çështjen e këtyre tenderëve.

Abdixhiku tha që për 3 vjet janë dhënë 781 tenderë që ai i quajti si “tenderë sekretë”.

Vlera e këtyre është 209 milionë euro, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se mesatarisht për çdo ditë pune Qeveria e ka dhënë një tender të tillë.

Fjalimin e tij në Kuvend e rikthehu përmes një postimi në Facebook.

“781 tenderë sekret për 3 vjet! Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret. 781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet.‼️ Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri. Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muahbet të drejtëpërdrejtë”, ka thënë Abdixhiku.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci