Të fundit

Hamza: Sot nga Kosova largohen edhe qytetarët që janë të punësuar

Emigrimi është njëri prej problemeve më të mëdha në Kosovë, sipas kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka deklaruar se ikja e popullsisë është problemi më i madh i qeverisë. Sipas tij nga Kosova po largohen edhe ata që janë të punësuar jo vetëm të papunët.

“Njerëzit sot nuk po emigrojnë vetëm ata që nuk kanë punë, sot po emigrojnë edhe ata që kanë punë për shkak se një pagë prej 500 euro ,nuk e ka vlerën e njëjte si para 5 viteve sikurse sot. Derisa para 5 viteve me 100 euro ke mbush një shportë të konsumatorit sot nevojiten 150 euro ose më shumë”, tha Hamza në Rubikon të Klan Kosovës, përcjell Paparaci.

I pari i Mitrovicës tha se nuk ka asnjë projekt kapital në Kosovë që Qeveria Kurti e ka nisur dhe deri më sot e ka prerë shiritin.

“Nuk kemi pasur rritje të pagave, inflacioni shumë i lartë, nuk kemi pasur rritje të pensioneve. Çdo cent që i paguhet dikujt është për tu vlerësuar, por njerëzit duan qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri. Sigurimet shëndetësore nuk janë bërë”, tha ai.

Hamza shtoi se në vitin 2012, niveli i investimeve kapitale ishte 550 milionë, ndërsa në vitin 2023, niveli i ekzekutimit të buxhetit kapital nga Qeveria Kurti ishte 555 milion.

“Nëse hyjmë në strukturën e investimeve të buxhetit nëpër këto vite, del që në vitin 2023 qeveria ka arritur që të kryej punë më pak sesa në vitin 2012. E këtu po e marr vitin më të mirë, vitin 2023. Pra, viti më i mirë i Qeverisë Kurti është më i dobët sesa viti 2012, kur PDK-ja ishte në pushtet dhe e ka udhëhequr qeverinë”, tha ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci