Të fundit

Korab Sejdiu: Çka ka lidhje nëse një politikan takohet me një biznesmen që s’ka fuqi vendimmarrëse?

Korab Sejdiu ishte një nga të ftuarit e sontëm në Pressing, aty ku temë kryesore ishte ekonomia dhe pyetja që bëhet thuajse në të katër anët e vendit, pse s’po ecën?

Padyshim se panelistët, figura të njohura të ekonomisë, përmendën edhe etiketat që ua mvesh pushteti afaristëve të ndryshëm me qëllim të diskreditimit, e kjo për shkak të lidhjeve të tyre hipotetike me ndonjë pushtetar, përcjell Paparaci.

Pikërisht këtë pyetje e shtroi edhe ish-politikani e aktualisht avokati Korab Sejdiu, që shtoi se është e pakuptimtë kur ka akuza të tillë.

Sipas tij, në vende të zhvilluara biznesmenët e fuqishëm priten me qejf nga politikanët, ndërsa këtu kur takohet ndonjë afarist fillon përqeshja dhe akuza për nepotizëm.

“Çka ka lidhje nëse një politikan takohet me një biznesmen që s’ka fuqi vendimmarrëse në kompani?”, tha ai, duke hedhur topin tek ata që me moskujdesin e gjuhës po lënë prapa ekonominë përmes hallkave tejet të rëndësishme të komplet zinxhirit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci