Të fundit

Hamza tregon arsyet se pse është më i mirë se Kurti dhe Abdixhiku

Kanditati për kryeminstër nga Partia Demokratike e Kosovës në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës, ka treguar arsyet e tij se pse ai është më i mirë se kryeministri i tanishëm Albin Kurti.

“Pse mendoj që kudo që kam qeveris kam dhënë rezultate më të mira, sigurisht se gjithmonë ka pas vend për më shumë, ata që e premtoj e bëj, shumë matna deri sa e them fjalën publike por kur e them qëndroj pas saj, mendoj se kemi ekip më të mirë, jam i bindur që do të kemi program të matshëm racional, por mbi të gjitha ekip që garanton zbatimin e programit njerzve do të ju qasemi me respekt, njerzit e kanë bindjen e vet politike, për mu një qytetar që nuk është i Partisë Demokratikë nuk nënkupton që nuk është njeri i mirë ka njerz të mirë, në të gjitha partitë politike prandaj bindjet politike ja vlerësoj ja respetoj të gjithëve, por un i ftoj edhe qytetarët e partive tjera, edhe votuesit e partive tjera të na bashkangjiten në këtë rrugëtim”, tha Hamza

Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse mendon se do të jetë kryeministër më i mirë se kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku

“Sepse jam i sigurtë që kam përvoj më të gjatë në institucione, në vendimmarrje edhe si rezultat e njoh Kosovën para lufte, e njoh Kosovën pas lufte, e njoh Kosovën para Pavarësis, dhe prej vitit 2000 kam kontinuitet pa shkëputje në nivel lokal dhe qëndror, dhe besoj që kjko ma jep avantazhin që me dit me kriju edhe me pas vizionin shumë më të qartë për të ardhmen”, tha Hamza.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci