Të fundit

Sot besimtarët katolikë shënojnë Premten e Madhe

Besimtarët katolikë sot shënojnë të Premten e Madhe, ditën e kryqëzimit dhe vdekjes së Jezu Krishtit. Përgatitjet për Pashkë zgjasin 40 ditë me agjërim dhe lutje të rreptë, tregon famulltari  i Janjevës Don Matej Paliq, duke shpjeguar se e Premtja e Madhe është dita e varrit dhe heshtjes, kur ngjyrosen vezët dhe bëhen përgatitjet për pritjen e festës më të madhe krishtere, transmeton Paparaci.

“E Premtja e Madhe mund të thuhet se është dita e varrit, dita e heshtjes, kur çdo gjë disi qëndron në vend, pushon. Ne përgatitemi edhe më parë, nga e Diela e Madhe apo e Shenjtë, të cilën e kremtuam javën e kaluar deri në Pashkë, gjithçka që nevojitet përgatitet materialisht dhe më pas kjo javë i kushtohet veçanërisht ngritjes shpirtërore dhe ndjenjës shpirtërore, besimtarët rrëfehen, vijnë, kemi pasur edhe një rrëfim të përbashkët për ata që do të vijnë, që të përgatitemi jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht sa më mirë që të jetë e mundur, sepse shpëtimi ynë varet nga ne”, thekson Don Matej Paliq.

Madje edhe ata besimtarë që gjatë vitin nuk vijnë në kishë, për Premten e Madhe vijnë që nëpërmes të lutjeve t’i përkulen Jezuit, thotë ai.

Zakoni është që tre herë dhe hahet dhe një herë të ngihet, kështu që shumica e njerëzve nuk hanë pothuajse asgjë gjatë këtyre 40 ditëve, veçanërisht të Premten e Shenjtë. Pra agjërimi vazhdon të nesërmen, sepse e Shtuna e Madhe është agjërim, nuk hahet mish, nuk hahet deri në Pashkë. Aty mbarojnë këto përgatitje, që të dielën e Pashkëve nuk bëjmë asgjë, përgatisim ushqimin dhe festojmë”, ka thënë famulltari i Janjevës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci