Të fundit

Pas Vuçiqit, sot Petkoviq para përfaqësuesve të KUINT-it

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, sot do të takohet me përfaqësuesit e vendeve të KUINT-it në Serbi.

Siç njofton zyra e tij, në takim do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 11 dhe do të zhvillohet në “Pallatin e Serbia”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë ka biseduar me ambasadorët e vendeve të KUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, i cili më pas ka thënë se “bisedimet kanë qenë të gjata dhe të hapura”, por se do të vazhdojnë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci