Të fundit

Lajçak merr post të ri nga shtatori i këtij viti, i përfundon mandati si ndërmjetës

Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet me post të ri.

Ai tash e tutje do ushtrojë funksionin e ambasadorit të BE-së në Zvicër, kjo në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë.

Sipas disa burimeve diplomatike të REL, Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci