Të fundit

Rumania gjen ‘fragmente droni’ pranë kufirit me Ukrainën

Anëtari i NATO-s, Rumania tha se kishte gjetur fragmente të asaj që dukej të ishte një dron në një fermë pranë lumit Danub dhe kufirit me Ukrainën.

Rusia ka goditur objektiva në Ukrainën perëndimore dhe qendrore me sulme me raketa dhe dronë të kryera gjatë natës.

“Në mbrëmjen e 28 marsit 2024, fragmente që duket se vijnë nga një pajisje ajrore (dron) u identifikuan në një tokë bujqësore në Insula Mare a Brailei,” tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes e Rumanisë, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, së bashku me strukturat e specializuara në kuadër të Sistemit të Mbrojtjes Kombëtare, rendit publik dhe sigurisë kombëtare, po kryen hetimin e ngjarjes.

NATO ka një angazhim të ndërsjellë të mbrojtjes nëse një nga anëtarët e saj sulmohet, por aleanca Atlantike dhe zyrtarët rumunë kanë thënë pas incidenteve të tilla të ngjashme në të kaluarën se nuk kanë gjetur asnjë provë për ndonjë sulm të qëllimshëm që synon Rumaninë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci