Të fundit

Martin Berishaj po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale

Martin Berishaj ka mbërritur sot në Prokurorinë Speciale.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, i dyshuar për tri vepra penale, është duke u marrë në pyetje nga një prokuror special, ka raportuar sot bazuar në burime portali Nacionale.

Berishaj është i shoqëruar nga avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi.

Në janar të vitit të kaluar, Paparaci raportoi se Berisha po hetohej në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë. Megjithëkëtë, vazhdoi të përfaqësonte Kosovën në Kroaci.

Paparaci, kishte siguruar hetimin e Qendrës së Inteligjencës Financiare të Malit të Zi. Raporti zbulonte se afaristi Martin Berishaj nëpërmjet kompanisë së tij, “MB Consulting”, me filial në Mal të Zi ka bërë transaksione të dyshimta me elemente të shumta të shpëlarjes së parave.

Veprimtaria e biznesit “MB Consulting” të ambasadorit Martin Berishaj, është kryer duke iu shmangur tatimeve në Kosovë për pesë vite me radhë.

Bazuar në gjetjet e Paparacit, kompania “MB Consulting” i është shmangur obligimeve tatimore nga viti 2017 deri në vitin 2022 dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej 73 mijë eurove.

Provat që ka siguruar Paparaci, brenda Administratës Tatimore të Kosovës, tregojnë se hetuesit tatimorë kanë konstatuar se kompania e ambasadorit Berishaj ka vetë deklaruar obligime tatimore të papaguara në vlerë prej 73.701 euro.

Ai, nuk figuron drejtor dhe aksionar i kompanisë “MB Consulting” në Kosovë që nga 18 janari i vitit 2022.

Hetimet ndaj tij në Kosovë filluan pas përfshirjes së Berishajt në një skandal financiar të cilin e zbuloi Planet TV, një medium slloven, në fund të muajit prill të vitit 2022.

Ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Afera e dyshimtë për shpërlarje parash është zbuluar dhe transmetuar nga televizioni Planet TV. Hulumtimi bazohet në dokumente.

Berishaj dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes një kompanie serbe dhe politikanit slloven, Robert Golub. Në mes tyre, sipas hulumtimit të televizionit slloven, ndodhen 600 mijë euro të dyshimta.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar në prill, zbulon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci