Të fundit

Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e një deputeteje të këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Opozita malazeze e ka cilësuar këtë akt si antievropian, shkruan REL, përcjell Paparaci.

Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.

Kjo parti është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2020, kur u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve, e cila njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Që atëherë, në Mal të Zi janë formuar tri qeveri.

Në programet e secilës nuk është vënë në dyshim kursi i politikës së jashtme të vendit, i cili është anëtar i NATO-s që nga viti 2017, si dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës më 27 mars, e ka miratuar opinionin e Dora Bakojanis, raportueses për Kosovën në KiE.

31 delegatë votuan pro raportit, katër kundër dhe një abstenim.

Delegatët nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina votuan kundër raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci