Të fundit

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari portugez

Drejtuesit e Liverpoolit e humbën durimin dhe vendosën të heqin dorë nga Xabi Alonso dhe tashmë është e sigurt që trajneri spanjoll nuk do ta pasojë Jurgen Kloppin në stolin e Reds.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, drejtuesit e Liverpoolit tashmë janë kthyer në një zgjidhje tjetër, dhe kanë gjetur pasardhësin e Klopp në Portugali.

Domethënë, kandidati më serioz për t’u ulur në stolin e Liverpoolit nga 1 korriku i këtij vitit është 39-vjeçari Ruben Amorim.

Ish-reprezentuesi portugez është në bankinën e Sporting Lisbonës që nga viti 2020.

Me klubin e Lisbonës, ai fitoi një kampionat, dy Kupa dhe një Superkupë të Portugalisë dhe është në rrugë për të fituar një tjetër titull kampion.

Romano shtoi gjithashtu se Bayerni është ende në pritje të përgjigjes së Xabi Alonsos, i cili po e çon Bayer Leverkusenin drejt titullit kampion gjerman, por pritja do të jetë e kotë.

Përkatësisht, Alonso vendosi të qëndrojë në Bayer të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe zgjedhja e tij i parë thuhet të jetë Real Madridi.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci