Të fundit

Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërkesën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se nuk është situata e jashtëzakonshme që të shkohet në zgjedhje të reja.

“Opozita ka një synim tjetër, nëse synimi i tyre është shkuarja në zgjedhje, fokusi duhet të jetë në dialogun pse duhet të ketë tashmë urgjencë për shkuarje në zgjedhje, dhe cilat pika nga agjenda legjislative që duhet medoemos të kalohen në mënyrë që të shkohet në zgjedhje”, u shpreh Kusari-Lila.

“Me vullnetin politik prej kryeministrit dhe gjithë grupit parlamentar, është pa problem, ballafaqohemi me proces zgjedhor”.

“Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje, zgjedhjet e reja nuk janë domosdoshmëri për të zhbllokuar diçka të madhe”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci