Të fundit

Mehmeti shënon supergol ndaj Leicesterit, talenti i tij “ia prish” planet Sylvinhos

Anis Mehmeti vazhdon të lërë shenjë në futbollin anglez, ku është kthyer në një nga elementët më të mirë të skuadrës së Bristol City në kategorinë e dytë angleze.

Mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u la jashtë listës së fundmi nga Sylvinho, ka shënuar sot golin e tretë të këtij edicioni, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Leicester, ekipin që kryesonte kampionatin.

Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në minutën e 74-të, pasi gjeti hapësirën para zonës, lëshoi në gjuajtje të pakapshme për portierin Hermansen, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ky gol do të ishte ai që do të vendoste fatin e ndeshjes dhe do t’i jepte Bristol fitoren 1-0 që ka shumë vlerë sidomos për moralin, pasi skuadra pozicionohet në mesin e klasifikimit, me pak shanse për të shkuar në play-off.

Golin mund ta shikoni këtu.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci