Të fundit

Profa e humb derbin, Suhareka merr primatin në tabelë

Dinamo ka humbur derbin e xhiros së 20-të në Grupin A të Ligës së Parë, duke u mposhtur nga rivali kryesor për titull, Suhareka.

Ndeshja e zhvilluar në Ferizaj përfundoi me rezultat 1:2, në të mirë të mysafirëve.

Dinamo e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli – Profa, përfundoi pjesën e parë në epërsi prej një goli, por Suhareka u kthye në pjesën e dytë për të arritur përmbysjen e rezultatit.

Dinamo udhëhoqi me golin e Drilon Sadikut të shënuar në minutën e nëntë, teksa për Suharekën rezultatin e barazoi Astrit Berisha.

Berisha shënoi me kokë në minutën e 60-të, për golin i cili ishte i diskutueshëm për shkak të pozicionit jashtë lojë, mirëpo gjyqtari i ndeshjen konfirmoi golin pas rishikimit të VAR-it.

Suhareka arriti pikët e plota pas golit të shënuar nga Mevlan Zeka në minutën e 82-të. Zeka shënoi nga penalltia.

Me këtë fitore Suhareka ka marrë primatin e tabelës së Grupit A të Ligës së Parë duke arritur kuotën e 38 pikëve, një më shumë se Dinamo që tashmë ndodhet në pozitën e dytë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci