Të fundit

Kuvendi do të mbajë tri seanca gjatë javës së ardhshme

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca u mbajt sot mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje Kryesia vendosi që të enjten, më 4 prill, Kuvendi të mbajë dy seanca.

Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Betejës së Koshares.

Kurse, në orën 11:00, Kuvendi në seancë të rregullt do të votojë për një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera të parapara në rend dite.

Kryesia po ashtu u dakordua që të premten, më 5 prill, duke filluar nga ora 11:00, Kuvendi të mbajë seancë të veçantë me të vetmen pikë të rendit të ditës, pyetje parlamentare.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci