Të fundit

Nora merr ftesë nga Roberti për të qenë pjesë e emisionit të tij

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, gjatë një interviste nëpërmes Skype-it të dhënë  për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për angazhimin e tij si moderator.

Prej pak kohësh, ai drejton një emision argëtues , për të cilin dha më shumë detaje gjatë bisedës në “ABC-ja e mëngjesit”.

“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet moderimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat. E mora pak me qetësi sepse e dija se do të jetë me muzikë dhe me bandën time”, është shprehur Roberti.

Por a e ka ftuar Nora Istrefin, ish bashkëshorten e tij për të qenë pjesë e emisionit?

Roberti zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij dhe së shpejti do të mund t shohm Norën në emisionin e tij pasi siç tha ai, do të realizojnë diçka speciale. Ai shtoi gjithashtu se ka qenë spektik për emisionin por Nora ka qenë ajo që e ka mbështetur shumë.

“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra”, ka thënë këngëtari.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci