Në Komunën e Podujevës po vazhdon të jetë garë shumë e ngushtë mes kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqit dhe atij të LDK-së, Ekrem Hysenit.
Pas numërimit të mbi 33 mijë votave, Bulliqi ka 44.51 përqind të votave, derisa Hyseni 44.22 përqind. Saktësisht, ata kanë dallim për 45 vota.
Pas tyre renditen Floretë Zejnullahu me 6.26 përqind, Besnik Tahiri me 3.80 përqind, Gazmend Islami me 0.68 përqind dhe Xhemajl Hasani me 0.55 përqind.