Të fundit

Vrasja në tentativë në Gjakovë: Detaje të reja për gjuajtjet me armë zjarri mes dy grupeve

Një person është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirje në përleshje me armë zjarri në qytetin e Gjakovës të dielën.

Dy grupe që dyshohet se janë përfshirë në konflikt të dielën në mbrëmje në qendër të qytetit të Gjakovës për motive akoma të panjohura.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia.

Nga Policia e kanë konfirmuar se një person është shpallur në kërkim, teksa rasti po hetohet si “Tentim vrasje”.

Mediat kanë raportuar se njëri nga të implikuarit në këtë ngjarje është Endrit Berisha. Ai dyshohet se është sulmuar nga një person me emrin Ardian Hasanaj dhe disa shoqërues të tij.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar”, tha Policia.

“Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci