Të fundit

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes “s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe”

Arlind Hajdaraj, ish student në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë ka thënë se gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me profesorin Xhevat Krasniqi, ky i fundit ka ngacmuar seksualisht një studente vetëm “dy banka përpara” tij.

Hajdaraj, në RTV Dukagjini ka thënë se “gjatë ligjëratave profesori në fjalë ka qenë shumë korrekt dhe i përgatitur”.

Ai thotë se në vitin 2014 gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me të më 23 janar 2014, ka qenë një rast konkret i ngacmimit seksual nga ana e profesorit, kur edhe është lajmëruar rasti dhe janë marrë masa ndaj tij.

Ai ka thënë se nuk e di se a ka pas raste të më hershme.

“Studentët nuk  kanë qenë krejt në një grup, kemi qenë të ndarë në dy grupe, provimi i vitit të parë ‘Matematika elementare I dhe II’. Unë kamë qenë në grupin e dytë, sepse e kam kaluar atë provim më parë (Matematikën elementare I) edhe dy banka para meje ka qenë studentja. Profesori i afrohet, e sheh provimin dhe i thotë ‘nuk paske mësuar sa duhet me kalu’”.

Tutje ish-studenti ka thëne se profesori i ka thane studentes “ne mund të ja bëjmë edhe ndryshe, thjesht me pi një kafe dhe me diskutua”.

Sipas tij kjo ka qenë një nismë e mjaftueshme për me marrë si ngacmim seksual.

“Menjëherë mas provimit kemi diskutu bashkë të gjithë kolegët me ndihmën e një profesoreshe e cila na ka kërkuar atëherë me mbet anonime edhe të njëjtin qëndrim e mban edhe sot. Ne e kemi hartu një peticion të cilin e kemi nënshkru dhe e kemi dorëzu”.

Që nga ajo kohë, edhe mund të harroj ndonjë presje aty këtu, por i ka thënë profesori studentes “me diskutu” dhe sipas tij thelbi i ngjarjes ka qenë aty.

“Brenda një periudhe rekord, as një javë nuk kanë qenë në pyetje, profesori largohet nga fakulteti”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e di se a është shkarku apo çfarë ka ndodh me të por “thjesht ai nuk ka ardhur më”.

Më tej Hajdaraj ka thënë se gjatë atij afati profesori i ka rrëzuar të gjithë studentët nga provimi, sipas tij “në shenjë hakmarrje”, pastaj ka shtuar se profesori është zëvendësuar me një profesoreshë tjetër me të cilën kanë mbajtur provimin.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci