Të fundit

Qëndrimi i Moldavisë në raport me Kosovën në KiE, deklarohet zv.kryeministri moldav

Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur kryeministrin e Moldavisë se si do të votojë ky shtet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tahiri e ka publikuar edhe përgjigjen e zv.kryeministrit moldav, i cili ka thënë se janë të kënaqur që kanë raporte të mira politike me shtetin tonë dhe sa i përket votimit do të vendosin në vijim.

“Kur është fjala te votimi i delegacionit tonë,  duhet të ndajmë Qeverinë nga Kuvendi, anëtarë i të cilit kam qenë, pra nuk mund të flasë në emër të tyre, ata do të vendosin nesër. Mirëpo, siç e dini për Moldovën kjo është një çështje e ndjeshme, për shkak të çështjes së Transnistrisë, e cila është një çështje e vështirë për ne, por njëkohësisht mundem vetëm t’iu risiguroj, që jemi të kënaqur që kemi raporte të mira politike, dhe ishim të kënaqur që në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, vitin e kaluar, mirëpritëm presidentën tuaj, pra është një punë në progres, gjë që shpresoj se do të mirëkuptoni pozicionin tonë!”, thuhet në përgjigjen e tij.

Ndryshe, Kosova mund të bëjë një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës më 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtojë një raport që rekomandon anëtarësimin e saj.

Në Strasburg do të mbahet votimi dhe nëse dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë, që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Gjasat janë që dy të tretat e votave të arrihen. Një raport për këtë çështje u miratua më 27 mars nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili deklaroi se “aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës duhet të marrin përgjigje pozitive”.

Ndërsa, Moldavia nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

 

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci