Të fundit

Gërvalla: Nesër, hapi gjigant drejt anëtarësimit në KiE

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ripërsëriti se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në KiE, dhe se ajo është optimiste se do të votohet pro anëtarësimit.

Për RTK-në ajo sqaroi se nesër ndodhë një prej hapave më të rëndësishme në rrugën e Kosovës për anëtarësimin e plotë.

“Nesër Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës dhe njëkohësisht do t’i japë rekomandim Këshillit Ministror i cili datën më të hershme për t’u mbledhur dhe për të diskutuar për Kosovën nësë dëshiron që ta ketë në agjendë do të jetë më 16 maj.

Pra nesër është hapi gjigant drejt anëtarësimit por nuk është hapi final, sepse hapi final kërkon edhe votën e ministrave të jashtëm”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci