Të fundit

Prokuroria e Pejës: I dyshuari është arrestuar, i është konfiskuar arma

Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se është duke i kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në vendin ku dyshohet se u vra një grua në banesën e saj në Pejë.

I dyshuari për vrasjen është bashkëshorti i saj, i identifikuar si Edmond Lajqi.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar arma.

“Një vrasje ka ndodhur në një banesë në qendër të qytetit të Pejës, ku dyshohet se bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij, me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është Kryeprokurori, prokurori i Krimeve të Rënda dhe të gjitha njësitet relevante policore. Personi i dyshuar është arrestuar dhe i është konfiskuar arma. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkaq jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheq trupin e pajetë”, tha Nikçi.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci