Të fundit

Krasniqi: Urgjentisht të formohet një task-forcë që mbron gratë nga vrasjet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së Gjylejta Ukellës në Pejë.

Ai ka thënë se çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.

Krasniqi potencoi edhe vrasjen e para disa dite që ndodhi në Ferizaj ku ish burri vrau gruan 21 vjeçe.

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti”, shkroi ai.

Mes tjerash, Krasniqi bëri thirrje që urgjentisht të krijohet një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci