Të fundit

Lajçak e takon Vuçiqin në Mostar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë bisedës me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me të cilin u takua në Mostar, ka përsëritur se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë “të përgjegjshme paqeje”.

“Një tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Miroslav Lajçakun për sfidat në rritje para nesh, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe zvogëlimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiqi në një postim në Instagram, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se “për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

“Si partneri ynë afatgjatë Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin dhe vendin e saj. Ne nuk kemi atdhe tjetër, as nuk mund të shkojmë diku tjetër”, ka pretenduar presidenti serb.

Vuçiqi ka shtuar se ai ka përsëritur se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë “një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, por si zakonisht, ai nuk ka përmendur se çfarë ka thënë Lajçaku për këtë qëndrim “paqësor të Serbisë”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci