Të fundit

“Rruga e re”, Abdixhiku prezanton projektin gjysmë miliardë euro: Koeficienti për paga do të jetë 150 €

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur të hënën pasdite një mbledhje me ekspertë të ekonomisë së këtij subjekti politik. Në këtë mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paraqitur plan programin të cilin e kanë quajtur “Rruga e re”, me anë të cilës presin të realizojnë një numër të madh projektesh.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja zotohet për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë. Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci