Të fundit

Llapi kërcënon FFK-në, akuzon gjyqtarin më të mirë në Kosovë për ndarje jo të drejtë të drejtësisë

Skuadra e Llapi ka kërcënuar Federatën e Futbollit të Kosovës se nuk do të pranojnë të luajnë në rast se ndeshjet e tyre do të gjykohen nga gjyqtari më i mirë i shpallur në Kosovë vitin e kaluar, Visar Kastrati.

Llapi ka shprehur paknaqësitë e tyre tash e dy ndeshje kur ndeshjet e tyre janë gjykuar nga gjyqtari Kastrati, ndërsa sot përmes një komunikate kanë kërcënuar FFK-në.

Në komunikatën e tyre Llapi thotë se nuk i intereson se kush e delegon gjyqtarin por thekson se nuk do të pranojnë të paraqiten në fushë në rast se Visar Kastrati do të drejtojë ndeshjen.

“Duam të reagojmë sërish për mediat, opinionin e futbollit dhe komunitetin e futbollit kosovar, pas analizave në detaje të të gjitha ndeshjeve, sidomos dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga Visar Kastrati. Ky turp i krijuar ndaj nesh ka emër Visar Kastrati, së bashku me ata që e deleguan në ndeshjet e klubit tonë. Rastin e penalltisë së paakorduar ndaj nesh e kemi analizuar dhe konsultuar me shumë njohës të futbollit dhe ndihemi të dëmtuar nga i njëjti gjyqtar që FFK e shpalli më të mirin, kurse në VAR duke “fjetur” ishte gjyqtari Burim Jahmurataj dhe asistenti i tij Fatlum Jashari. Ne nuk dyshojmë në aftësitë e tij të gjyqtarit, por gjykimi i tij ishte skandaloz dhe më i keq për futbollin kosovar.
Visar Kastrati, i cili punon si Koordinator i referimit dhe merr pagë mujore nga FFK, vazhdon me avazin e vjetër duke dëmtuar një klub të organizuar shkëlqyeshëm si klubi ynë”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit llapjan.

“Kjo nuk do shumë koment por që po ndikon drejtpërdrejt dhe qëllimisht tek rezultatet tona. E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastarati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare, pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le t’a mbaj FFK, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve. P.s Edhe një herë, po publikojmë pamjet dhe interpretimin e njerëzve që kanë karrierë të pasur në futboll, pa mbajtur anë, por duke folur dhe vlerësuar rastin me realitetin e situatës në një ndeshje futbolli”, përfundon komunikata e Llapit.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci