Të fundit

Gafa e njoftimit: Presidenca shënon ditën e gabuar për zinë shtetërore, shkakton konfuzion

Në njoftimin e fundit për ditë zie, Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim, duke shënuar ditën e martë si ditën e zisë, në vend të së mërkurës.

Ky gabim i pamundur për t’u injoruar jo vetëm që ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët, por është i pafalshëm duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, pas vrasjes së sotme të Gjyljeta Ukelli nga burri i saj Edmond Lajqi në Pejë.

“Zija shtetërore nga pika 1 e këtij vendimi zgjatë gjatë ditës së martë, më 17.04.2024”, thuhet në vendim, ndërkohë që duhej të ishte “gjatë ditës së mërkurë”.

Në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për transparencë dhe saktësi në komunikimin zyrtar, kjo paraqet mungesë të kujdesit dhe kontrollit të informacionit para publikimit.

Në profilin e presidentes Vjosa Osmani në Facebook, është ndërhyrë në vendimin e publikuar dhe është përmirësuar pas disa minutash, raporton Paparaci.

Gjyljeta Ukella u vra mëngjesin e sotëm në banesën ku jetonte bashkë me familjen në Pejë.

Vrasësi i saj dyshohet se është bashkëshorti, Edmond Lajqi, i cili është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorisë së Pejës është dërguar në mbajtje.

Gjyljeta Ukella punonte si asistente në stomatologji, prej 20 vitesh.

Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave në Kosova brenda disa ditëve. Të premten, Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, në Ferizaj. Shkak u bë kujdestaria e fëmijës./Paparaci

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci