Të fundit

Shqiponja i ‘çmend’ – Ismajli shkakton bujë në Serbi me këtë lëvizje: Kjo është skandaloze

Fotoja e futbollistit shqiptar Ardian Ismajli në albumin zyrtar të Kampionatit Evropian “Euro 2024” ka shkaktuar bujë e tensione në Serbi.

Mediat serbe e kanë quajtur skandaloz e provokuese fotografinë e Ismajlit për shkak se futbollisti shqiptar ka pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenore.

Ismajli shihet në fotografinë e albumit të kampionatit me simbolin e shqiponjës, teksa i menjëhershëm ishte reagimi i mediave serbe.

“Provokim i paturpshëm – Shqiptari ka treguar simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’ në fotot që shiten edhe në Serbi”, është në Informer, ndërsa Blic e quan “skandal të madh” veprimin e 27-vjeçarit shqiptar.

“Skandal! Futbollisti shqiptar tregon shqiponjën dykrenare në ikonat zyrtare të EURO 2024, shiten edhe në Serbi”, është titulli i të përditshmes Blic.

Ardian Ismajli pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian “Euro 2024” që këtë vit mbahet në Gjermani.

Shqipëria ndodhet në Grupin B, ku për kundërshtarë ka Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Kampionati Evropian do të fillojë nga 14 qershori dhe do të zgjas deri më 14 korrik.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci