Të fundit

Bayerni ka zgjedhur një trajner të ri, këtë herë do të ketë mbështetje të parezervë

Bayern Munich ka vendosur që të rikthej përsëri në bankë trajnerin Julian Nagelsmann, raporton Sky Sport.

Sky tashmë ka bërë të ditur ekskluzivisht se trajneri aktual i Gjermanisë është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Bayernit.

Bisedimet janë intensifikuar dhe përparuar, dhe Bayern po i ofron Naglesmann një kontratë katërvjeçare dhe 36-vjeçari në parim është gati të kthehet në Mynih.

Siç dihet, Thomas Tuchel do të largohet pas përfundimit të sezonit dhe kontrata e Naglesmann me Federatën Gjermane të Futbollit skadon pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Sky pretendon se në rastin e rikthimit të Nagelsmannit, ai do të ketë mbështetjen e parezervë të drejtuesve të klubit, ndryshe nga mandati i kaluar dhe përveç Nagelsmannit, ndër kandidatët për të janë edhe Roberto De Zerbi dhe Unai Emery.

Nagelsmann ka arritur shumë suksese të mëdha në karrierën e tij si trajner edhe pse është ende në mesin e të 30-ave.

Gjatë punës së tij të parë si trajner në Hoffenheim, ai u emërua trajneri gjerman i vitit në 2017, pasi i çoi ata në vendin e katërt. Më pas ai fitoi Kupën e Gjermanisë me RB Leipzig, përpara se të fitonte titullin e Bundesligës dhe dy Superkupa të Gjermanisë me Bayern Munich.

Nga marsi i vitit të kaluar ai është trajner i kombëtares gjermane.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci