Të fundit

“Njëra veturë ishte me targa të Beogradit”: Dëshmitari jep detaje për konfliktin me armë në afërsi të Graçanicës

Komunikacioni në rrugën ndërmjet Graçanicës dhe Llapnasellës është ndërprerë për shkak të të shtënave me armë zjarri, në të cilat janë përfshirë dy grupe të martën pasdite.

Sipas një dëshmitari okular, të shtënat kanë ndodhur pasi dy automjete janë përplasur, njëra me targa të Beogradit dhe tjetra me targa të Kosovës.

Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur pak para orës 15:00, shkruan portali lokal Qendra Mediale e Gagllavicës.

“Me sa pashë, dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të gjuajnë”.

Ata gjuajtën një sërë plumbash.

“Dy prej tyre kanë ikur dhe pas kësaj ka ardhur policia”, ka thënë dëshmitari.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci