Të fundit

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, deputetja serbe – Bakoyannis: Nuk ke integritet dhe je hipokrite

Biljana Pantiq-Pilja, deputetja e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ka kundërshtuar raportimin që ka e bërë sot në seancë Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën.

Pantiq-Pilja i është drejtuar Bakoyannis duke i thënë se kishte kërkuar si kusht Kosovës themelimi e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre?’”.

“Kam guximin që ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk folët për të drejtat e serbëve?”, ka thënë Pantiq-Pilja.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci