Të fundit

FFK-ja dënon Faruk Statovcin, hap procedurë disiplinore ndaj Batatinës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetarit të klubit të Ulpianës, Jeton Gashi, ndërkaq ka dënuar Faruk Statovcin e klubin e Prishtinës.

Në vendimet e Komisionit të Garave bëhet e ditur se është hapur procedurë disiplinore ndaj Tahir Batatinës për shkak të akuzave ndaj gjyqtarit Faruk Statovci dhe për shkak fyerjeve racore, që i kishte bërë pas ndeshjes në Klinë.

“Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77.Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen ne baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga FFK-ja, pas vendimeve që mori Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë.

Procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj kryetarit të klubit të Ulpianës, Jeton Gashi.

“Kryetari i FC “Ulpiana”, Jeton Gashi nr ID 01144M77. Akuzon organet e FFK-së, shpif dhe mashtron opinionin duke dhënë deklarata të paverëteta se FFK: “Konë dojnë e shtinë në ligë e konë dojnë e qesin nga liga“, deklaratë e dhënë në një emisionin sportiv. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana“, Jeton Gashi. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Trajneri i Phoenixit, Faruk Statovci, është dënuar me mosushtrim të detyrës në dy ndeshje për ndëshkim me karton të kuq në takimin ndaj Trepçës. Ai ishte ndëshkuar për reagim josportiv ndaj gjyqtarit.

Klubi Prishtina është gjobitur me 1200 euro.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci