Të fundit

Osmani: Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.

Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë”, tha Osmani.

Presidentja tutje falënderoi të gjithë ata që votuan pro.

“Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!

Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, shkruan tutje ajo.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci