Të fundit

Akil Gjakova vendos të dorëzohet në polici

Xhudisti kosovar Akil Gjakova pritet të dorëzohet te Policia e Kosovës, kanë njoftuar nga Federata e Xhudos së Kosovës.

Gjakova pritet të dorëzohet në Policinë e Kosovës, pas kërkesës së tyre për arrestimin e tij.

Në reagimin e Federatës së Xhudos së Kosovës bëhet thirrje për maturi lidhur me akuzat ndaj Akilit, teksa theksojnë se besojnë në pafajësinë e tij.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona. Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e federatës

Xhudisti kosovar është shpallur në kërkim sot për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjakova dyshohet se ka kryer dhunë ndaj gruas së tij, Suela Muminoviq.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci