Të fundit

PSG përmbysë e gjunjëzon Barçën, Dortmundi me spektakël e përkundër pritshmërive, në gjysmëfinale

Janë mësuar dy gjysmëfinalistët e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Në katërshen e më të mirëve kanë arritur PSG dhe Dortmundi, përcjell Paparaci.

Parisienët përmbysën Barcelonën nga 2-3 në 1-4 për t’iu revanshuar për atë rikthimin e madh 6-1 dhe për të vazhduar garën në një sezon fantastik në Champions.

1-4 shënuan shifrat në fund në semafor, kurse meritë të madhe për këtë pat edhe përjashtimi i Araujos në minutën e 29′.

Në anën tjetër, Dortmundi i ka dhënë leksion Atleticos që eliminoi Interin në fazën e parë të eliminimit direkt.

Përderisa sfida e parë në Wanda Metropolitano përfundoi në të mirë të “Los Colchoneros”, 2-1, ajo e kthimit në Gjermani 4-2 në favor të verdhezinjve.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci